Vendosni fjalën kyçe....

Fier, përfshihen nga flakët zyrat e IKMT-së


Një zjarr ka rënë paraditen e sotme (25 janar) në zyrat e IKMT-së dhe zjarrfikëses së qytetit. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në njërën prej zyrave të IKMT.

Punonjësit janë larguar nga zyrat dhe kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk raportohet për dëmtim të dosjeve në institucionin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.