Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në kanal trupi i një gruaje në Kuçovë


Një grua e pajetë është gjetur në një kanal mbrëmjen e sotme në lagjen “Havaleas” të Kuçovës.

Neës 24 bën me dije se viktima quhet Fatime Sule, rreth 63-vjeçe.

Trupi i saj është gjetur pranë një plantacioni me sera, ndërkohë që është bërë transporti drejt morgut të qytetit për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së 63-vjeçares.