Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Berishës: Shtyrja e seancës shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët vijnë si në bar-kafe


Avokati i ish-kryeministrit Berisha Genc Gjokutaj tha se vendimi për shtyrjen e kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë është shkelje e rëndë e ligjit dhe përgjegjësi e madhe për gjyqtaren.

Pas përfundimit të seancës në SPAK ai ironizoi se mungesa e gjykatës bën që prokurorët të vijnë në seanca si në bar-kafe.

Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Qendrim variabël. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen. Do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe. Nuk ka barazi palësh në gjykim.” – tha Gjokutaj.