Vendosni fjalën kyçe....

12 persona humbin jetën në vend, 832 raste të reja me Covid-19


12 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend për sa i përket Covid-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Nga 2176 persona të testuar së fundmi janë gjetur 832 persona të prekur nga koronavirusi i ri.

Në 4 spitalet covid në Tiranë janë shtruar 506 persona nga të cilët 39 janë në terapi intensive me 11 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *