Vendosni fjalën kyçe....

Fushë-Arrëz, 420 familje të izoluara nga bora prej 3 ditësh, shpërndahen ndihma ushqimore


Prej ditësh së shtunë katër njësi administrative në Bashkinë Fushë-Arrëz janë të izoluar nga bora. Përkatësisht, Iballa, Fierza, Blerimi dhe Qafë-Mali. Ditën e diel janë shpërndarë 420 pako ushqimore për familjet e izoluara nga dëbora në këto fshatra. Ushqimet u shpërndanë nga bashkia, prefektura dhe emergjencat civile.

Mësohet se në Qafe-Mali po punohet për hapjen e rrugëve por kushtet atmosferike dhe temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë operacionin e ndërhyrjes.

Gjatë natës është hapur pjesërisht rruga e Iballës me një fadrome të një subjekti privat, pasi të 2 mjetet e mundësuara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e kishin të pa mundur hapjen e saj.

Ndërkohë, ka mungese të energjisë elektrike në 7 fshatra te njësisë administrative Iballë.