Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhje të parakohshme në Kosovë, Vjosa Osmani: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën



Moszgjedhja e presidentit të ri ka hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme në Kosovë brenda 45 ditësh, ndërsa ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me një mesazh drejtuar qytetarëve dhe forcave politike.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi situatën si një moment të vështirë për vendin, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë treguar gjithmonë forcë për të përballuar sfidat.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaft më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës,” është shprehur ajo.

Ish-presidentja theksoi se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë hapen nga vullneti i qytetarëve, duke bërë thirrje për më shumë unitet në prag të procesit zgjedhor.

“Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën,” u shpreh Osmani.