
Plot 9 gola e spektakël të jashtëzakonshëm ka sjellë ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut në Paris.
Reezultati i sotëm, por sidomos mënyra e lojës së dy ekipeve e lë krejt të hapur çështjen e kualifikimit në finale, që do vendoset një javë më vonë në Mynih.
Golat për PSG-në u shënuan nga Kvaratskhelia që shënoi dy gola, Neves e Dembele që gjithashtu shënoi dy gola. Për bavarezët shënuan Kane, Olise, Upamecano dhe Luis Diaz.