Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, polici qëllon veten me armën e shërbimit


Një efektiv policie, 50 vjeç ka qëlluar veten me armën e shërbimit në Tiranë. Sipas raportimeve në media, mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Efektivi mësohet se kishte probleme për shkak të disa borxheve dhe dyshohet se kjo mund të jetë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ndërkaq 50 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha mesditën e kësaj të enjteje.