Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e PD-së së Bashës: Në maj gati listat e kandidatëve për deputet


Zëdhënësja e PD-së së Bashës, ka deklaruar se në fillim të majit do jetë gati lista e deputetëve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Në një deklaratë për Report Tv, Mirela Karabina tha se PD-ja ka qenë në proces organizimi dhe se lista do bëhet e njohur në Kuvendin e partisë në maj.

“Kemi qenë në një proces organizmi. Kishim menduar se do të përfundonte më shpejt. Partia ka qenë në një agresion të brendshëm. Përgjatë kësaj periudhë pas 9 shtatorit procesi ka zgjatur pasi nuk jemi nxituar të bëjmë zgjedhje formale. Por të zgjedhim njerëz me integritet, qëndrestarët. Kështu që zgjati procesi.

Strukturat kryesinë e PD-së të degëve në mbarë Shqipërinë do të kenë propozimet e tyre për kandidatët e ardhshëm. Brenda muajit dhe në Kuvendin që do të mbahet në maj, do jetë patjetër lista e kandidatëve. Një pjesë nga kryesia e degëve dhe një pjesë tjetër nga kryetari dhe do të kalojnë për  miratim te kryesia e PD-së. Forca e PD është të integriteti moral dhe profesional. Çdo kandidat do t’i kalojë ligjit të dekriminalizimi dhe lustracionit.” – tha Karabina.