Vendosni fjalën kyçe....

Blegtorët në Gjirokastër në protestë: Jemi sektor i prapambetur, nuk mendon kush për ne


Blegtorët e zonës së Gjirokastrës janë hedhur në protestë, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti.

Sipas BW, blegtorët  tha se sot është rritur kostoja për mbajtjen e kafshëve.

“Ne na e kërkojnë qumështin me çmim të ulët. Ministria të vijë dhe të na takojë dhe të vërë një çmim kufij të qumështit. As subvencione nuk na japin sa vendet e rajonit. Është si sadaka, jo ndihmë. Jemi sektor i prapambetur, nuk mendon kush për ne. 

Për ne është e pamjaftueshme. Na kanë thënë se brenda kësaj jave do të takohemi me përfaqësues të ministrisë. Ne nëse nuk do të na plotësohen kërkesat, do të bllokojmë rrugën nacionale në Gjirokastër. Blegtoria është drejt zhdukjes. Sot nuk mban dot një mace dhe jo një dele.”, tha protestuesi.