Ditën e nesërme disa zona në Tiranë do kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE-së shkak për këtë është rikonstruksioni i kabinave.
Ndërprerja do jetë nga ora 9 ë mëngjesit deri në 4 të pasdites ndërsa zonat që preken janë rrugët ‘Muhamet Deliu’, ‘Hoxha Tahsim’, ‘Odhise Paskali’, Picalla, Gërdeci e Valiasi i Ri, si dhe një pjesë e rrugës ‘Bardhyl’ e Ndroqit.
Njoftimi
“Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim, 18 qershor
Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
09:00-16:00
Rruga “Muhamet Deliu”
09:00- 15:00
Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri.”