Vendosni fjalën kyçe....

“Mjaft është mjaft”-Të rinjtë e FRPD marshim drejt kryeministrisë


Të rinjtë e Forumit Rinor të PD kanë nisur marshimin drejt Bulevardit me pankartën “mjaft është mjaft”.

Qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë bërë bashkë, teksa i janë bashkuar protestës së opozitës. Gjithashtu forca të shumta policie janë pozicionuar përpara Kryeministrisë.

Përgatitjet lidhur me këtë protestë nisën që në orët e para të mëngjesit. Po ashtu qytetarë të shumtë kanë ardhur nga rrethet në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë Rama.