Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e dhunës brutale ndaj 18-vjeçarit në Kosovë, ndërroi jetë në spital nga plagët (Video)


Media në Kosovë ka shfaqur pamjet e dhunimit brutal të 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, i cili u godit me shufra hekuri gjashtë ditë më parë  e ndërroi jetë në spital.

Indeksi Online ka shfaqur videon e ngjarjes ku duket një mjet që godet 18-vjeçarin e më pas tre persona që ndodheshin brenda mjetit e godasin me shufra hekuri, me grushte e shkelma.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda nga personat e akuzuar për krimin.

18-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme në  spital. Sipas policisë, rasti po hetohet si ‘vrasje në tentativë’.

KUJDES PAMJE TË RËNDA