Vendosni fjalën kyçe....

“Si në konserva peshku, kushtet çnjerëzore ku i mban emigrantët administrata Biden” – Senatori poston pamjet (Video)


Një zyrtare u përpoq të bllokonte Senatori republikan Ted Cruz që të mos filmonte në një qendër ku mbahen emigrantët që futen në SHBA. Sipas Senatorit, emigrantët mes të cilëve fëmijë e gra po mbahen në kushte çnjerëzore nën administratën e presidentit Biden.

Cruz publikoi një video të dielën duke treguar strukturën në Donna, Texas të mbushur me ëmigrantë të mbështjellë me fletë metalike pa asnjë distancë shoqërore, pavarësisht rreziqeve të pandemisë Covid-19, ndërsa një grua pa emër u përpoq furishëm që Cruz të ndalonte regjistrimin.

“Ju lutemi jepuni dinjitet njerëzve…Ju lutemi respektoni njerëzit.” – dëgjohet të thotë gruaja, e cila qëndroi para kamerës, duke bërë që Cruz të pyeste: “A është ky dinjitet dhe respekt? Shikoni këta njerëz, jemi në mes të një pandemie.”

Cruz përfundoi: “Unë dua ta rregulloj këtë situatë dhe administrata për të cilën jeni duke punuar është përgjegjëse për këto kushte. Ky nuk është respekt.”

Amerikanët në mediat sociale i quajtën kushtet e dokumentuara ‘të papranueshme, shqetësuese e shumë çnjerëzore’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *