Vendosni fjalën kyçe....

Rusia akuzon Ukrainën se po kryen sulme me dron mbi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias


Rusia ka akuzuar edhe një herë Ukrainën për bombardimin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Agjencia e lajmeve ruse Ria Novosty shkruan se një dron ukrainas u rrëzua mbi territorin e termocentralit bërthamor.

Droni thuhet se është rrëzuar në çatinë e godinës speciale të termocentralit bërthamor, pasi u shpërthye nga Forcat e Armatosura të Rusisë.

Ky është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë për nga numri i njësive dhe kapaciteti i instaluar. Që nga marsi, ai ka qenë nën mbrojtjen e ushtrisë ruse. Sipas medias ruse, ushtria ukrainase “vazhdon të bombardojë rregullisht qytetin dhe territorin e stacionit ngjitur me të”.