Vendosni fjalën kyçe....

NASA shtyn uljen e astronautëve në Hënë deri në vitin 2026


NASA njoftoi të martën se do të shtyjë uljen e saj të parë të astronautëve në Hënë deri në vitin 2026, duke thënë se siguria është “prioritet kryesor”, raporton Anadolu.

Agjencia hapësinore në deklaratën e saj tha se në vitin 2025 synon të ndërmarrë misionin e saj Artemis II, i cili përfshin dërgimin e 4 astronautëve në një udhëtim rreth Hënës dhe në 2026 misionin Artemis III, i cili është planifikuar të zbarkojë astronautët e parë pranë Polit të Jugut hënor duke shënuar kthimin e parë të astronautëve në sipërfaqen hënore në më shumë se 50 vjet.

“Ne po kthehemi në Hënë në një mënyrë që nuk e kemi bërë kurrë më parë dhe siguria e astronautëve tanë është prioriteti kryesor i NASA-s ndërsa përgatitemi për misionet e ardhshme Artemis”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson në deklaratë.

Për shtyrjen e misionit, zyrtarët e NASA-s përmendën shqetësimet e “sigurisë së ekuipazhit”, përfshirë bateritë dhe sistemin elektrik të anijes kozmike dhe kostumet hapësinore të gjeneratës së ardhshme.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA.