Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, tregtonin cigare kontrabandë, arrestohen 4 persona dhe 7 nën hetim


4 persona janë arrestuar dhe 7 tjerë janë vënë në hetim në gjendje të lirë pasi tregtonin cigare kontrabandë në Tiranë.

Policia thotë se këta persona kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare. Po ashtu ata janë nën hetim edhe për fshehje të ardhurash që kanë përfituar nga kjo veprimtari.

“Në pranga kanë rënë Flamur Zeqiraj, 68 vjeç, Pavlin Jakaj,43 vjeç, Artur Shehu, 29 vjeç, dhe Edmond Ftoni, 26 vjeç.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.