Vendosni fjalën kyçe....

Ligjvënësit amerikanë përgatisin planin për të ‘tërbuar’ Kinën – Nikkei


Komiteti i Përzgjedhur i Kongresit për marrëdhëniet  me Kinën po diskuton nëse duhet të dërgojë një delegacion të Kongresit në Tajvan, pavarësisht se e kupton se një veprim i tillë ka të ngjarë të shqetësojë Pekinin, raportoi Nikkei të dielën, duke cituar një ligjvënës amerikan.

Kongresmeni Rob Wittman (R-Virginia), i cili  është pjesë e Komitetit të Përzgjedhur për Konkurrencën Strategjike ndërmjet SHBA-së dhe Partisë Komuniste Kineze, i tha gazetës japoneze se disa nga anëtarët e panelit po eksplorojnë mundësinë e vizitës së ishullit të vetëqeverisur në një shfaqje mbështetjeje  për të.

Wittman pranoi se një udhëtim i tillë ‘do zemëronte kinezët’. Pekini e konsideron ishullin një pjesë të patjetërsueshme të territorit të tij.

“Por unë mendoj se është tepër e rëndësishme për ne që ta bëjmë këtë, sepse duhet të dërgojmë sinjalin se ne jemi fuqishëm në anën e Tajvanit,” shpjegoi ai.

Komiteti për Kinën, i cili u krijua vetëm një muaj më parë pasi republikanët morën kontrollin e Kongresit pas zgjedhjeve afatmesme, kërkon t’i përgjigjet asaj që SHBA-ja e konsideron si sfida në rritje nga Pekini në fusha të ndryshme, duke përfshirë sigurinë kombëtare, tregtinë dhe ekonominë. .

Duke folur me Nikkei-n, Wittman vuri në dukje se delegacioni mund të zhvillojë një seancë dëgjimore në terren në Tajvan nëse udhëtimi ndodh.

Në janar, mediat amerikane raportuan se kryetari i ri i Kongresit Kevin McCarthy mund të vizitojë ishullin që në pranverën e këtij viti.

Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi Uashingtonin kundër hapave të tillë, ndërsa u bëri thirrje ‘disa individëve në SHBA që t’i binden me zell parimit të Një Kine’. McCarthy u përgjigj duke thënë: “Unë nuk mendoj se Kina mund të më tregojë se ku mund të shkoj, kohën kur mund t shkoj e vendin ku mund të shkoj’.

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës kanë qenë në rritje që nga gushti, kur paraardhësja e McCarthy, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin pavarësisht kundërshtimeve nga Pekini. Ky veprim vendosi një tendosje të konsiderueshme në lidhjet kino-amerikane, me Pekinin që e kritikoi vizitën si ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’ dhe e përshkruan atë si një kërcënim për stabilitetin rajonal.