Vendosni fjalën kyçe....

41-vjeçarja vret veten pas bullizimit në rrjetet sociale, Balla: Të bëjmë gjithçka për parandalimin e dhunës ndaj grave


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.

“Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën”, u shpreh Balla.

Komentet Balla i bëri përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin e saj në Tik Tok.