Vendosni fjalën kyçe....

“Besoni apo jo, ujqër të bardhë në Kosovë” – Fotografi i njohur nxjerr videon


Fotografi i natyrës nga Kosova Arian Mavriqi, i njohur për kamerat kurth në pyje ku ka dokumentuar praninë e faunës në malet e pyjet e vendit, ka nxjerrë së fundmi një video të re ku thotë se në Kosovë janë vërejtur ujqër të bardhë.

Ujqërit e bardhë janë një lloj i rrallë i kësaj kafshe. Sipas Mavriqit videoja është bërë në rajonin e  Gollakut.

“Besoni apo jo, Ujqër të bardhë në Kosovë! Video e realizuar në Rajonin e Gollakut. Meriton shumë shpërndarje kjo video e veçantë.” – shkruan Mavriqi në Facebook.