Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 55 numri i viktimave nga tërmeti i fortë në Japoni


Shkon në 55 numri i viktimave pas tërmetit të fortë që goditi një ditë më parë Japoninë. Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se shërbimet e urgjencës ishin në një “garë me kohën” për të shpëtuar të mbijetuarit.

Të martën, Kishida deklaroi gjithashtu se rreth 3,000 persona nga ekipi i shpëtimit po përpiqeshin të arrinin në pjesë të gadishullit jugor.

Ushtria japoneze po shpërndan furnizime si ushqim, ujë dhe batanije për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveria e vendit njoftoi se 57,360 njerëz duhej të evakuoheshin. Dhjetëra mijëra vakte po shpërndahen në të gjithë zonën e prekur.