Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nuk ka shanse që çështja e targave të zgjidhet para 1 shtatorit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë që çështja e targave me Kosovën nuk ka shumë gjasa të zgjidhet para 1 shtatorit.

Madje sipas tij Kosova me shumë gjasa do të nisë fushatën për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

“Politikanët evropianë janë shumë më të zgjuar dhe më seriozë se unë dhe nuk duhet të jenë të vrenjtur si unë dhe të kenë një skenar optimist në kokën e tyre. Unë nuk shoh zgjidhje në këtë moment dhe në 1 shtator ata do të shkojnë me fushatë dhe të përpiqent’i detyrojë serbët të ndërrojnë targat. Nuk mendoj se do të kenë shumë sukses në këtë.”– tha Vuçiç në një konferencë për mediet, citon RTS.

Ai thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në Bruksel se beson se do të jetë një sukses i madh nëse serbët zëvendësojnë targat e tyre.

“Është një proces që do të vazhdojë, sigurisht që jemi përballur me këtë problem, por nuk ka mundësi që të zgjidhet para 1 shtatorit. Duhet të presim dhe të shohim, pres bisedime të rëndësishme pas Open Balkans dhe Vizitës së Erdoganit. Do të kemi shumë ndërmjetës që do të vijnë nga Evropa dhe bota, por për momentin nuk shoh asnjë mundësi për përparim sepse nuk ka dëshirë nga ana e Prishtinës për të diskutuar zgjidhje racionale dhe kompromisi.”- tha Vuçiç.