Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Tiranë


Një tjetër ngjarje nga kronika e zezë ka shënuar ditën e parë të Vitit të Ri 2024.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë në zonën e ‘Varrit të Bamit’. 

Dyshohet se shtetasi S.Xh ka plagosur me armë shtetasin A.J 51-vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi S. Xh., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.