Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Tiranë, policia jep 5 mijë euro për këdo që jep informacion për autorin


Policia e Shtetit ka publikuar foton e autorit të dyshuar të plagosjes në Tiranë si dhe ka vendosur shumën 5 mijë euro për këdo që jep informacion.

Sipas policisë shtetasi Saimir Xhafa ka plagosur me armë shtetasin A.J rreth 51 vjeç në afërsi të xhamisë “Xhura” në zonën e Varrit të Bamit.

Njoftimi i policisë

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë. 

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.