Vendosni fjalën kyçe....

12% e popullsisë së botës janë vaksinuar; Në Shqipëri 17.1% kanë marrë të paktën një dozë, si paraqitet rajoni


Ndërsa numri i rasteve të reja me Covid të raportuara çdo ditë në rang global është në rënie, me një mesatare afërsisht 400 mijë raste në ditë, më pak se gjysma e shifrës së raportuar në fund të prillit, virusi në variante të ndryshme, vazhdon të testojë qeveritë në të gjithë botën.

Mbi të gjitha, asnjë vend nuk është me të vërtetë i sigurt nga pandemia, pa marrë parasysh sa prej qytetarëve të tij janë vaksinuar, derisa përhapja e virusit vijon të mos jetën nën kontroll kudo.

Sipas të dhënave nga “Our World in Data” të datës 8 qershor në të gjithë botën 2.2 miliardë doza vaksinash janë administruar globalisht, ku janë vaksinuar 932.4 milionë njerëz, ose rreth 12.0% e popullsisë globale kishin marrë të paktën një vaksinë.

 

Shumica e vaksinave janë administruar një numër relativisht të vogël vendesh. Pjesa e banorëve të vaksinuar ndryshon nga vendi në vend.

Një numër vendesh dhe territoresh ishullorë relativisht të vegjël kryesojnë listën, duke përfshirë Gjibraltarin, Maltën dhe ishujt Seychelles, duke arritur të vaksinojnë më shumë se 70% të popullsisë së tyre përkatëse.

Vende të tjera të rangut të lartë përfshijnë Izraelin (63.1%), Kanadanë (62.7%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (59.8%).

Disa nga vendet edhe pse me nivel të lart të vaksinimit të qytetarëve, po luftojnë më një rritje të rasteve të reja të Covid. Ishujt Seychelles me 71.9% të popullsisë të vaksinuar, Mongoli, i cila ka arritur 57.5% të banorëve të saj me të paktën një vaksinë, si dhe Bahrejni, i cili ka vaksinuar 59.4% të popullsisë, të gjithë kanë parë kohët e fundit një rritje të infeksioneve të reja në vendet e tyre.

Trendi rritës ka bërë që disa të shqetësohen për efektshmërinë e vaksinës kinezë Sinopharm, e cila është përdorur në të gjitha këto vende.

Ndërsa shumica e vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut kanë vaksinuar të paktën 30% të qytetarëve të tyre, shumë vende në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi kanë arritur më pak se 20%. Japonia, për shkak të pritjes së Lojërave Olimpike këtë verë, ka vaksinuar 11.5% të popullsisë së saj; Rusia, prodhuesi i vaksinës Sputnik, ka vaksinuar 12.2% të qytetarëve të saj. Për shkak të aksesit të ulët të vaksinave, shumë shtete nuk kanë arritur të vaksinojnë as 5 për qind të popullsisë së tyre.

Shqipëria dhe Rajoni

Sipas të dhënave të “Our World in Data” në Shqipëri kanë marrq të pktën një dozë 17.1 për qind e popullsisë.

Nga raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 11 qershor, në total prej fillimit të vaksinimit janë kryer 823,053 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Serbia është ajo që udhëheq rajonin, e cila ka vaksinuar 38.2 për qind të popullsisë, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.5%, Maqedonia e Veriut me 12%, ndërsa Kosova ka arritur të vaksinojë vetëm 4.2 për qind të popullsisë së saj. Shiko ecurinë e shteteve këtu.

VINI RE: Ky material ëshë pronësi intelektuale e Monitor

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *