Vendosni fjalën kyçe....

Hetimet për gazetarin Elton Qyno, Dumani: Nuk mund të raportosh mbi krimin duke bërë krim


 

Gjatë pyetjeve nga gazetarët, kreu i SPAK-ut Altin Dumani u pyet dhe lidhur me hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor nga gazetari Elton Qyno.

“Nuk mund të raportosh mbi krimin duke bërë krim. Publkimi i një episodi ku janë vjedhur 22 pistoleta nuk ka qëllim të informojë publkun, por ngre dyshime se është për diçka tjetër. Publikimi i këtyre bisedave sensitive sjell përplasje mes grupeve kriminale” tha Dumani.

Elton Qyno  u mor në pyetje për afro shtatë orë më 13 dhjetor 2023, në Tiranë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe iu kërkua zbulojë burimet e tij.