Vendosni fjalën kyçe....

Sulme terroriste në Somali e Kongo, vriten 28 persona


Katër ushtarë të qeverisë së Somalisë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pas një shpërtimi me bomba pranë qytetit të Warmahanit. Salad Hussein, një zyrtar ushtarak konfirmoi numrin e viktimave në një deklaratë për Anadolu Agency.

Ai tha se në rajon u dërguan përforcime dhe forcat e sigurisë kryen një operacion kundër militantëve të al-Shabaab në zonë. Sulmi u mor përsipër nga grupi i lidhur me al-Kaedën, me qendër në Somali, al-Shabaab.

Të paktën 24 persona, një pjesë e të cilëve gra e fëmijë, u vranë nga militantët në një sulm ndaj një fshati në provincën veri-lindore të Iturit në Republikën Demokratike të Kongos.

Sulmi ndodhi në sektorin Banyali Kilo të territorit Djugu, sipas një zyrtari të administratës lokale, Innocent Madukadala. Ai tha se agresorët ishin pjesë e milicisë. Ai tha se ata përfituan nga mungesa e forcave qeveritare, të cilët u vendosën në zonë disa orë më vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *