Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Izraeli do të hyjë në Rafah me ose pa marrëveshjen e pengjeve në Gaza


Izraeli do të kryejë një operacion kundër Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht nëse arrihet apo jo një armëpushim dhe lirimi i pengjeve, tha të martën kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Ideja se ne do ta ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha objektivat e saj është jashtë diskutimit”, tha Netanyahu, sipas një deklarate nga zyra e tij, shkruan Reuters.