Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ndihmoi autorin e plagosjes në Fier, arrestohet 49-vjeçari, sekuestrohet një pistoletë


Një 49-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e plagosjes së ditës së djeshme (13 janar 2023).

Ndërkohë autori nuk është arrestuar ende.

Shtetasi Bejo Hoxha banues në Mallakastër iu sekuestrua sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.

Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Bejo Hoxhaj, 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.