Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet situata me zjarrin në Lushnjë, flakët përfshijnë dhe dy kate të apartamenteve


Pas riaktivizimit të një prej vatrave në pallatin 12-aktësh që u përfshi nga flakët sot në Lushnje, situata është vështirësuar sërish.

Flakët kanë pushtuar sërish disa pjesë të pallatit 12-katësh në qytetin e Lushnjës, i cili prej shumë orësh po përballet me zjarrin duke nxjerrë situatën jashtë kontrollit.

Në terren kanë zbritur edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Po ashtu raportohet se banorët e pallateve ngjitur me godinën e përfshirë nga flakët janë evakuuar, ndërsa flakët kanë djegur tërësisht katin e katërt të qendrës tregtare, ku ndodheshin disa biznese.