Vendosni fjalën kyçe....

Dy të plagosur në dy sherre të ndryshme në Lezhë


Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e 2 sherreve të ndryshme të ndodhura mes disa personave. 

Një 18 vjeçar i identifikuar si Rafaelo Lleshi, ka mbetur i plagosur pas goditjeve me kaçavidë nga 21 vjeçari Xhovani Perlesi në sherrin e ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi” në afërsi të xhamisë së qytetit. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka shoqëruar në komisariat disa persona. 

Ndërsa një tjetër 35 vjeçar ka mbetur i plagosur në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku është goditur disa herë me thikë nga persona të paidentifikuar pranë banesës së tij  që janë larguar nga vendngjarja.