Vendosni fjalën kyçe....

“Tek DPSHTRR-ja të punësuar mbi 100 persona nga drejtësia”- Gonxhe i përgjigjet Pekës: Të sfidoj ta vërtetosh


Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe i është përgjigjur gazetarit Çim Peka i cili gjatë emisionit të tij deklaroi se në njërën prej degëve të institucionit që drejtohet nga Gonxhe janë punësuar rreth 100 persona që kanë lidhje me njerëzit e drejtësisë.

Gonxhe shkruan se pohimi i Pekës është i rremë dhe e ftoi gazetarin që ta vërtetojë këtë gjë, ose të përgënjeshtrojë deklaratën, më të kundërt do u drejtohet do ndjekë rrugën ligjore.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Gonxhe nënvizon segjatë katër viteve që drejton DPSHTRR-në janë larguar nga puna 27 punonjës ndërkohë që gjatë kohës që institucioni drejtohej nga PD e LSI-ja janë larguar rreth 700 punonjës duke i shkaktuar DPSHTRR-së një faturë prej1 milion eurosh.

Reagimi i Gonxhes

“FAKE NEËS? Hedhim poshtë me neveri akuzën e moderatorit Çim Peka, në një panel në SYRI TV, se në DRSHTRR Tiranë (siç e cilëson ai: Drejtoria e Targave dhe Patentave në Kashar) qenkan punësuar, të paktën 100 veta, njerëz të sistemit të ri të drejtësisë (!!!!!)! Sfidojmë Z. Peka të vijë vetë të na provojë dhe të vërtetojë akuzën e tij! Është e turpshme të hidhet baltë mbi një ent model, sa i takon respektimit të Kodit të Punës, ku për periudhën që lidhet me marrjen e detyrës nga ana ime, dhe që sipas Z. Peka përkon me ngritjen e sistemit të ri drejtësisë, të cilit sipas Z. Peka i paskemi bërë mbi 100 qoka punësimi, evidentojmë me krenari se as nuk kemi favorizuar ndonjë skemë kapjeje institucionesh të pavarura me vende të reja pune dhe as nuk kemi ushtruar spastrime, fshesa politike, partiake apo diskriminuese!

Ftoj Z. Peka të mësojë mbi batërdinë e paraardhësve të mi, kur kjo drejtori thyente rekorde spastrimesh për t’u bërë hambar për militantë të PD e LSI, duke përzënë në vetëm 4 vite (2014-2017) mbi 700 punonjës, dhe duke i sjellë entit (DPSHTRR-së) një faturë detyrimesh gjyqësore për dëmshpërblimin, prej 118,278,777 Lekë të reja (ose rreth 1.15 milionë Euro me kursin e sotëm)! Ndryshe nga ky model i shëmtuar, gjatë drejtimit tim (nga dt. 22.11.2018 e në vijim, pra për mbi 5 vjet) janë vetëm 24 largime nga puna të kontestuara, ende në proces gjykimi!

Në DPSHTRR punojnë sot edhe të afërm, bashkëshortë, familjarë të personazheve me zë anti-qeveri dhe të deputetëve ose ish-deputetëve të opozitës, apo kandidatësh për deputetë a kryetarë bashkish të PD/LSI, etj, si një normalitet për standardet tona dhe respektin ndaj ligjit, të gjithë dëshmitarë të frymës korrekte, profesionale dhe plotësisht të denjë, si dita me natën e krahasuar me epokën e drejtorisë famëkeqe të targave e patentave, kur drejtohej nga ata që sot përfaqësojnë opozitën! Të hapur për çdo verifikim, i kërkojmë Z. Peka ose të faktojë akuzën, ose të korrigjojë vetveten! Në tê kundërt na lind e drejta t’i drejtohemi rrugës ligjore për vënien në vend të reputacionit të DPSHTRR!”