Vendosni fjalën kyçe....

Trump sulmon ‘armiqtë’, akuzon për komplot zhvatjeje ish-aktoren e filmave porno, akuza edhe prokurorit: Janë të gjithë të sëmurë


Ish-presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi ish-yllin e filmave pornografikë Stormy Daniels të hënën, duke pretenduar se ai është viktimë, ndërsa një arrestim i mundshëm i tiji është pranë, siç ka zbuluar ai pak ditë më parë.

Trump përdori sharje në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, duke thënë se ai ishte viktimë e një komploti zhvatjeje nga Stormy ‘me fytyrë kali’ Daniels, që nga zbulimi i arrestimit të tij të afërt nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, për një pagesë secrete ndaj ish-yllit të filmave për të rritur para zgjedhjeve të vitit 2016.

Ish-presidenti shtoi se ai është në shënjestër të një sërë hetimesh ‘të tmerrshme radikale nga e majta demokrate’.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë bastisjen e Mar-a-Lago, mashtrimin e Komitetit të Pazgjedhur, ose telefonatën në Georgia – ishte absolutisht perfekte – ose komploti i zhvatjes përmes Stormy Daniels, ata janë të gjithë të sëmurë dhe këto janë lajme të rreme.” – tha Trump në një video të shpërndarë në platformë të hënën.

“Armiqtë tanë janë të dëshpëruar të na ndalojnë, sepse ata e dinë se ne jemi të vetmit që mund t’i ndalojmë dhe ata e dinë shumë mirë këtë.” – vazhdoi ai.

“Dhe ata po shikojnë sondazhet ku jo unë, por ne jemi aq shumë saqë as nuk mund ta besojnë.”

“Ne fituam dy herë, dhe tani duhet të fitojmë një herë të tretë.”

Trump vazhdoi t’u drejtohej ndjekësve të tij besnikë, duke u thënë drejtpërdrejt: “Ata e dinë se ne mund t’i mposhtim ata, ata e dinë që ne do t’i mposhtim ata, por ata nuk po vijnë për mua, ata po vijnë për ju. Unë thjesht po i pengoj në rrugën e tyre. Dhe unë gjithmonë do i pengoj në rrugën e tyre.”

Trump po përballet me padi të mundshme për një pagesë prej 130,000 dollarësh që ai dyshohet se i bëri Daniels – emri i vërtetë Stephanie Clifford – në vitin 2016. Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje me Trump në vitin 2006.

Ish-presidenti pretendohet se rimbursoi Michael Cohen, ish-avokatin dhe ‘ndërmjetësin’ e tij, për pagesën, e cila u regjistrua në mënyrë të rreme si ‘shpenzime ligjore’.

Trump ka mohuar aferën dhe pagesën.

Cohen u deklarua fajtor në vitin 2018 për shkelje të ligjeve federale të fushatës dhe u dënua me tre vjet burg federal.

Ai gjithashtu dha një dëshmi kyçe për jurinë e madhe të Manhattanit që hetonte Trump.

Duke këmbëngulur sërish të shtunën se ai është i pafajshëm, Trump u kujtoi 5 milionë ndjekësve të tij të Truth Social se fushata e Prokurorit të Qarkut Manhattan Alvin Bragg ishte financuar shumë nga miliarderi liberal George Soros.

“Kandidati kryesor republikan e ish-presidenti i SHBA-ve do arrestohet të martë të javës së ardhshme. Protestë, të rimarrim kombin tonë!” – shkroi Trump në një mesazh të plotë të së shtunës në mëngjes.

Nëse Trump akuzohet, ai do bëhet presidenti i parë në historinë e SHBA që përballet me akuza penale pas largimit nga detyra.

Presidenti i 45-të rifilloi aty ku e la të hënën në mëngjes, këtë herë duke veçuar Cohen.

“Është prokurori i qarkut i Manhattan që po shkel ligjin duke përdorur dëshmitë e rreme dhe plotësisht të diskredituar (edhe nga SDNY!) të një të dënuari gënjeshtar, kriminel dhe të dënuar me burg, Michael, për të persekutuar, ndjekur penalisht e akuzuar një ish-president që tashmë kryeson thellë listën e kanbdidatëvepër president të SHBA-së për një krim që nuk ekziston.” – shkroi të dielën ish-presidenti.

“Alvin Bragg duhet mbahet përgjegjës për krimin e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale.” – shkruan ai në një postim vijues.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Post