Vendosni fjalën kyçe....

Basha në homazhet për nënkomisarin Hoxha: Si drejtues i dikurshëm, i ndjej përditë dhimbjet e efektivëve për braktisjen e poshtërimin


Kreu i PD-së Lulzim Basha mori pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nder të nënkomasarit Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në Lezhë.

Në një prononcim për mediat nga homazhet ku morën pjesë edhe figura të tjera të rëndësishme në shtetit, Basha u dha ngushëllimet e tij familjarëve.

Ai shtoi se sot nuk është dita për të treguar gishtin e përgjegjësisë, por se Partia Demokratike do të punojë për të mbështetur policët.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës.  Bashkë me lutjet e mia, bashkëpunëtorëve e kolëëve që shpirti i tij të prehet në paqe, dhe që Zoti t’i lehtësojë dhimbjen e padurueshme bashkëshortes, prindërve e familjarëve të tij. Jam këtu për të shprehur solidaritetin e mbështetjen për vëllezërit e motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen ditë për ditë me luftën kundër krimit.

Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjet e tyre për braktisjen e poshtërimin që ndjejnë e ndjej përditë dhe se unë e PD do bëjmë gjithcka që sakrificën e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë, hapi i parë do të jetë një qeveri në mbështetje të tyre.”- u shpreh Basha.