Vendosni fjalën kyçe....

Dy makina përplasen kokë më kokë në rrugën Levan-Tepelenë, mes 7 të plagosurve 4 të mitur


Një aksident me 7 të plagosur ka ndodhur në rrugën Levan-Tepelenë ku dy makina janë përprlasur kokë më kokë.

Nga të lënduarit është edhe një i mitur 2-vjeçar. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se dy makinat janë përplasur përballë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin “Nisan” (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip “Honday” (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.” – thuhet në njoftimin e policisë.