Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza Bashës: Ka kryer akt të ngjashëm me krimin elektoral, ka plaçkitur kartat e anëtarëve


Në konferencën për mediet pas përfundimit të mbledhjes së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për të cilin thotë se ka kryer akte të ngjashme me krimin elektoral.

Sipas Berishës, në zgjedhjet e fundit për drejtuesin e partisë u janë marrë anëtarëve kartat e anëtarësisë dhe nuk i janë kthyer.

“Ju informoj ju se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht, ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësiusë. Është plaçkitje. I garantoj ata se të gjithë do të votojnë në mënyrë transparente para të gjitha këtyre medieve dhe nuk ka njeri që mund të pengojë duke plaçkitur kartat e anëtarësisë si nuk kam  dëgjuar kurrë më parë. Më duket e ndjente se gjykatësi do e kërkonte përsëri për ato që e ka bërë se ndryshe një veprim të tillë nuk do e kryente kurrë.

Pra ne presim një rezultat të shkëlqyer në datën 18, sikundër ftoj çdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit të vullnetit të anëtarit të PD-së me normat e reja të lirisë dhe ta dënojnë me injorim antikuvendin e shoqatës Badsha-Bardhi si një nga turpet më të mëdha të historiaë së Europës dhe historisë ssë njerëzimit në rrugën e demokracisë, ndaj unë I pres anëtarët, drejtuesit, de[putetët të mos bëhen bashkëautorë në një akt të pashembullt të antipluralizmit dhe antistatuor të ndërmarrë vetëm e vetëm për karrigen e peng Bashës.”– deklaroi Berisha.