Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PS-së miratojnë heqjen e imunitetit të Berishës


Ashtu sicc pritej deputetët kanë miratuar vendimin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha.

Me 75 vota pro deputetët i hapën rrugën kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit qëndronte në këmbë bashkë me deputetët e tjetrë të opozitës teksa socialistët miratuan heqjen e imunitetit.

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata Kushtetuese, hodhi poshtë kërkesën e deputetëve të opozitës për pezullimin e arrestimit të kreut të Rithelimit.

Në falën e tij nga brenda Kuvendit, Berisha e quajti antikushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e imunitetit të tij, po kështu eedhe vendimi e Këshillit të Mandateve të cilin e emërtoi si komisioni Rama-Brava.

Ai tha se pavarësisht arrestimit të kreut të opozuitës, kjo e fundit nuk do mposhtej dhe nuk do e ndalte luftën për liri e të drejta.

Votimi i sotëm ishte thjesht formal pasi heqja e imunitetit të Berishës u vendos në mbledhjene  Këshillit të Mandateve pak ditë më parë ku deputetët e e PS-së dhe Enkelejd Alibeaj nga PD-ja zyrtare votuan njëzëri për masën e kërkuar nga SPAK, që në mbledhje u përfaqësua nga prokurorët e dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Arben Kraja e Enkelejda Millonai.

Prologu

Më 21 tetor 2023, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, u arrestua në aeroportin e Rinasit ku kishte dalë të priste bashkëshorten, Argitën, që kthehej nga një udhëtim jashtë vendit. Atij iu vunë pranga dhe më pas u shoqërua në polici.

Urdhri për ndalimin e tij ishte firmosur nga SPAK lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku Malltezi dyshohet se ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme i favorizur nga vjehrri i tij, Berisha, në kohën kur ky ishte kryeministër.

Pas një qëndrimi disajavor në qeli, Malltezi ka dalë në arrest shtëpie ndërkohë që Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut e thirriBerishën të dëshmonte në disa raste, por ky i fundit nuk u përgjigj duke mos u paraqitur në asnjërën prej seancave.

Pas kësaj, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi masën detyrim paraqitjeje për Berishën si dhe bllokimin e pasaportës së tij për ta ndaluar nga lëvizja jashtë vendit.

Masa është kundërshtuar nga avokatët e ish-kryeministrit si antikushtetuese duke qenë se për këtë gjë nuk ishte marrë miratimin i parlamentit.

Në përplasjen mes gjykatës e avokatëve të Berishës, ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka duke e denoncuar atë për konflikt interesi, pasi ajo ishte shkarkuar prej Berishës vite më parë për paaftësi, kërkesë që nuk është miratuar nga Apeli. Në vijim, SPAK-u kërkoi arrestimin e Berishës dhe për këtë iu drejtua Kuvendit.

Berisha dhe Malltezi i kanë quajtur sulme politike akuzat ndaj tyre duke paraqitur argumentet e tyre për çështjen në hetim të privatizimit të ish-kompleksit Partizani.