Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste


Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Socialistët kanë votuar për të qenë pjesë e saj këta emra:

Ditmir Bushati, Armando Subashi, Erion Braçe, Ilir Beqaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti.

Ditmir Bushati shpresonte të zgjidhej në Kryesinë e Partisë Socialiste, pas harresës së mërive me kryeministrin Edi Rama.

“Natyrisht që shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.  Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS-së e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga Partia Socialiste”, tha ish-ministri.