Vendosni fjalën kyçe....

Berisha akuza SPAK-ut: Organet e drejtësisë seksione të PS-së, skapistët amnistojnë hajdutët, s’ndalemi


Kreu i opozitës Berisha tha para qytetarëve që ishin mbedhur para parlamentit nëmbështetje të tij se nuk do ndalet në luftën kundër atij që e quajti regjimi i Edi Ramës deri në fitore. Ai lëshoi akuza ndaj SPAK-ut duke e emërtuar atë si një seksion të PS-së e kryeministrit Rama.

“Skapistët aminstojnë vjedhjet në shëndetësi ku mijëra qytetarë nuk kanë marrë shërbim nga koncesionet e dhëna nga Ilir Beqja. Aministojnë vjedhjet me djegësat që u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. Edi Rama e Xhorxh Soros i kanë ngritur organet e drejtësisë si seksione të PS-së. janë seksione krimi ato që amnistojnë Erion Velinë, Ilir Beqajn, që amnistojnë Edi Ramën.” – tha Berisha.

Kreu i Rithemelimit të PD-së paralajmëroi se opozita nuk do ndalej në kërkimin e të drejtave të saj, të frymëzimit të qytetarëve e të betejës deri në përmbysjen e qeverisë.

“Është koha të bëhemi zëdhënës të atyre që duan të ngrihen o sot o kurrë për veprim. Është koha të jemi në krye të atyre, të guximtarëve, për t’i udhëhequr ata drejt fitores. Nëse nuk e bëjmë këtë, nëse nuk i frymëzojmë ata, ne kryejmë aktin e tradhëtisë më të lartë ndaj tyre, opozitës, Shqipërisë dhe kombit. Jemi shpresa e vetme e tyre. Në guximin tonë, trimërinë tonë, varet përveç Zotit, fati dhe e ardhmja e shqiptarëve, e lirisë. Ju ftoj të vijojmë betejën tonë të pamposhtur dheu garantoj se siç dështoi regjimi i krimittë mposhtë opozitën më 9 shtatordo dështojë sot shumë më me turp.  Fitorja jon është e sigurt. rroftë shqipëria, kombi shqiptare, rroftë populli opozitar.”­ – tha në fund të fjalës Berisha.

Pak minuta më parë deputetët e PS-së miratuan heqjen e imunitetit të Berishës. Vendimi i sotëm erdhi pak ditë pas atij të Këshillit të Mandateve, që vendosi të njëjtën gjë. Vendimi u mor njëzëri nga deputetët e PS-së dhe përfaqësuesi i PD-së zyrtare të Bashës, Alibeaj.