Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, shqiptari vetëvritet pas sherrit me gruan e tij


Një 50 vjeçar shqiptar është vetëvrarë në sy të gruas dhe fëmijëve në Greqi pas një sherri në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalo Nero në Messinia.

Sipas mediave greke, shqiptari mori pushkën dhe qëlloi veten, duke ndërruar jetë në vend.

Sipas informacioneve 50 vjeçari qëlloi me armë zjarri në ajër, më pas fëmijët u përpoqin ta qetësonin por nuk e arritën një gjë të tillë.

Policia greke po kryen hetimet për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes së rëndë.