Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në burgun e Peqinit, policia kontroll në shtëpinë e Sokol Mjacajt në Dukagjin



Vrau Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacajt iu sekuestrua edhe një telefon 3 muaj më parë! Pritet të verfikohet

Sokol Mjacajt i është sekuestruar një aparat celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. 

I njëjtin aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. 

Hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime.

Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer 2 kontrolle banesash në Dukagjin, e vetë Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij. Por gjithçka që policia gjeti ishte mjerim dhe varfëri e tejskajshme. 

Sipas Shqiptarja.com, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar për shpërdorim detyre, mes tyre drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe funksionarët e tjerë. Ata kanë shpjeguar vetëm për rolin e pozicionit të tyre në punë, pa dhënë më tej shpjegime.

Pasi Sokol Mjacaj kreu vrasjen dhe nisi të kërcënojë të tjerët se do i vriste, moment kur edhe ka kërkuar drejtorin e burgut për të negociuar, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një pjesë e të burgosurve kanë tentuar ta neutralizojnë. 

Pas dorëzimit përmes negociatave për sigurimin e jetës ka rezultuar se në pistoletën e tij nuk kishte më plumba dhe rrjedhimisht presioni dhe kërcënimet kanë qenë me pistoletë bosh.