Vendosni fjalën kyçe....

Një 50-vjeçar në Berat kërcënon se do të hidhet nga kati i 5-të


Një person kërcënon të hidhet nga lartësia në Berat. Sipas televizionit “News 24”, bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 50-vjeçare i cili ka hipur në një tarracën e një pallati 5-katësh në lagjen “8 nëntori” dhe kërcënon se do të hidhet nga lartësia.

Adrian Dardha prej 3 vitesh jetonte i vetëm me qira në pallatin nga ku kërcënon të hidhet. Kontrata i kishte mbaruar atij prej 5 muajsh dhe bashkia i ka gjetur me qira një banesë tjetër. Por ai nuk pranon të dalë nga banesa ku ka jetuar më parë.