Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë në orët e para të mëngjesit, humbin jetën dy persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin te kryqëzimi i ‘21 Dhjetorit’ rreth orës 3 e 20 të mëngjesit.

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, Luan Cenollari si dhe njëri nga bashkëudhëtarët, 69- vjeçari Ali Bejo.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tjetër, 30-vjeçari Emirjan Doko, dyshohet se ka qenë i dehur në timon. Gjatë kontrollit atij i është gjetur në makinë edhe një armë zjarri pushkë, që po verifikohet nëse ka qenë me leje.

Njoftimi

“Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20,  në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin  E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”