Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u kërkon vënien e Sali Berishës në arrest shtëpie


Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Zbardhet shkresa e SPAK, drejtuar Kuvendit për ish-kryeministrin Sali Berisha, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas BW, në dokumentin, që është firmosur sot më datë 12, ku kërkohet ndryshimi i masës nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest me burg ose arrest shtëpie.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, akuzohet për korrupsion pasiv dhe si pasojë më parë i është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit.

Gjithashtu Berisha dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.