Vendosni fjalën kyçe....

Fillon gjyqi ndaj Trump në Nju Jork


Ish-presidenti i SHBA Donald Trump mbërriti në një gjykatë në Manhattan të hënën për t’u përballur me akuzat se ai ‘vazhdimisht’ gënjeu për vlerën e bizneseve dhe pronave të tij për të siguruar kredi më të mira dhe prime sigurimesh.

Nëse ai humbet çështjen civile, Trump mund të përballet me një ndalim për të bërë biznes në Nju Jork.

Duke folur me gazetarët jashtë ndërtesës, ai e quajti padinë kundër tij një ‘gjueti shtrigash’ dhe ‘një turp’ që synon të pengojë fushatën e tij zgjedhore të 2024.

“Nuk ka asnjë krim”, tha Trump. “Krimi është kundër meje.”

Trump dhe Organizata Trump u paditën shtatorin e kaluar nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, e cila po kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim dhe ndalimin e Trumpit të bëjë biznes në shtet. James pretendoi në padinë e saj se Trump kreu mashtrime  për dekada, duke fryrë vlerën e pronave dhe kompanive të tij për bankat dhe siguruesit.

James u zgjodh në postin e saj në vitin 2018 pasi premtoi në fushatën elektorale se do të ‘përdorte çdo fushë të ligjit për të hetuar Presidentin Trump dhe transaksionet e tij të biznesit’.