Vendosni fjalën kyçe....

Ra nga ndërtesa ku punonte, vdes 61-vjeçari shqiptar në Itali


Një shqiptar në Itali ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në punë. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Borghetto paraditen e së martës në një kantier ndërtimi.

61 vjeçari ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra. Alarmi u ngrit menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar”, tha kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.