Vendosni fjalën kyçe....

Dështon fotoshopi, kartolina e Krishtlindjes së familjes mbretërore ngre dyshime


Princi William dhe Kate Middleton publikuan foton familjare për kartolinën e Krishtlindjes. Një foto bardhezi e cila padyshim është një panoramë shumë e bukur e një familjeje të lumtur e të qeshur pranë njëri-tjetrit. Mirëpo, duke e parë me një sy detajist, disa gjëra nuk shkojnë.

Komentuesit kanë vënë re se diçka nuk shkon te dora e Louis. I vogli i familjes duket se ka qenë viktimë e një përpjekjeje të dështuar të Photoshop-it. Mirëpo jo vetëm kaq. Të tjerë komentues kanë vënë re se këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton mungojnë.

Karta e Krishtlindjeve e familjes mbretërore u publikua menjëherë pas publikimit të librit të gazetarit Omid Scobie Endgame, i cili pretendonte se Kate Middleton së bashku me mbretin Charles janë racist, pasi janë shqetësuar për ngjyrën e lëkurës së Archie, fëmijës së Princ Harry dhe Meghan Markle.