Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Shqipërinë për refugjatët, Meloni: Për të ardhur keq që zërat kundërshtues erdhën nga Italia


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, duke folur sot në Parlament, u ndal te marrëveshja për refugjatët, të bërë me Shqipërinë.

Ajo u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme, ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia, raportojnë mediat italiane.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .

Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, – është shprehur Meloni.