Vendosni fjalën kyçe....

“Të paligjshme”, BE dënon vendimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhjet në rajonet e pushtuara ukrainase


Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje në zonat e pushtuara ukrainase. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u shpreh se ky vendim i Moskës shkel rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ruse vendosi të hënën të organizojë zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen nga 15 deri më 17 mars 2024, duke përfshirë territoret e Ukrainës që Rusia ka pushtuar përkohësisht në shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar. BE-ja dënon fuqishëm këtë përpjekje të re nga Rusia për të legjitimuar aneksimin e saj të përkohshëm dhe të paligjshëm të territoreve të Ukrainës.

Të ashtuquajturat ‘zgjedhje’ shkelin rëndë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia nuk ka asnjë bazë legjitime për një veprim të tillë në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. BE-ja nuk do ta njohë kurrë sjelljen e të ashtuquajturat ‘zgjedhje’ ruse dhe as rezultatet e tyre në territoret e Ukrainës.”, u shpreh Borrell.