Vendosni fjalën kyçe....

Incenerarori i Tiranës – SPAK autorizon 15 arreste, mes tyre një drejtor në Bashki


SPAK ka autorizuar 15 urdhërarreste për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Mes emrave të skeduar është edhe një i një drejtori të Bashkinë e Tiranës.

Urdhër-arreste janë për dhënë për Lefter Kokën (i dënuar me burg nga GJKKO), Alqi Bllakon, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin si dhe Taulant Tushën, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë Tiranës, Erjon Muratajn, Bledar Karoli, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj, Pëllumb Abeshi.

Arrest shtëpie: Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola.

Disa prej urdhër-arresteve janë ekzekutuar ndërsa operacioni është ende në vijim.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Sipas SPAK ka rezultuar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila më 31 gusht 2017 ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë me kosto të investimi të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH.